Në kërkim të dy emigrantëve të dyshuar për vrasje, policia e Uellsit thirrje komunitetit shqiptar në Britani

Diaspora

Në kërkim të dy emigrantëve të dyshuar për vrasje, policia e Uellsit thirrje komunitetit shqiptar në Britani

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:31
lidon Elezi dhe Artan Palluci

Policia e Uellsit po i bën thirrje komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj për të ndihmuar në gjetjen e dy personave të kërkuar me dyshimin si të përfshirë në vrasjen e Tomasz Waga në Cardiff vitin e kaluar.

Siç raportojnë mediat vendase, për këtë ngjarja janë akuzuar pesë persona, ku dy prej tyre janë shqiptarët Elidon Elezi dhe Artan Palluci, të cilët janë në kërkim.

“Dy të rinjtë kanë lidhje me qytetet shqiptare të Tiranës, Fierit, Lushnjes, Laçit dhe Goricajt. Policia e Uellsit të Jugut ka publikuar një video duke i bërë thirrje drejtpërdrejt komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj për të ndihmuar në gjetjen e të dy burrave”, raporton Walesonline.

Elidon Elezi

Një shpërblim deri në 10,000 paund është vënë në dispozicion për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e tyre.

Në video, inspektori i detektivit Stuart Wales, nga ekipi i hetimeve të krimeve të mëdha të policisë së Uellsit të Jugut, thotë: “Trupi i Tomasz Waga u zbulua rreth orës 23:30 të enjten më 28 janar 2021 në Penylan, Cardiff.

“Ai ishte sulmuar dhe vdiq nga plagët e marra atë ditë. Besohet se ai udhëtoi nga Dagenham për në Newport Road në Cardiff. Pesë burra janë akuzuar tashmë në lidhje me vdekjen e Tomasz, por dy  shtetas shqiptarë nuk janë kapur.

Elidon Elezi dhe Artan Palluci janë të dy në kërkim për dyshimin e vrasjes. Ne i bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj të na ndihmojë në gjetjen e z. Elezi dhe z. Palluci dhe një shpërblim deri në 10,000 paund është në dispozicion për këdo që jep informacion gjë që çon në arrestimin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat