Arrestohet shqiptari/ U kap i ngarkuar me thasët me drogë rrugëve të Belgjikës, si policia ndjeu erën e fortë të kanabisit

Diaspora

Arrestohet shqiptari/ U kap i ngarkuar me thasët me drogë rrugëve të Belgjikës, si policia ndjeu erën e fortë të kanabisit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia belge pasi u kap me 32 kilogramë drogë në Liezh të Belgjikës. Shqiptarit i është kontrolluar makina në dalje të dhe i janë gjetur thasët me 32 kilogramë kanabis me vlerë prej 240 mijë euro.

Ai është vendosur menjëherë në pranga.

Policia ra në gjurmët e tij teksa më parë kontrolloi targën e makinës së shqiptarit që rezultonte me një gjobë të papaguar. Gjatë kontrollit efektivët kanë ndjerë një erë të fortë që vinte nga bagazhi i makinës ku u gjetën edhe thasët me kanabis.

23-vjeçari shqiptar rezulton me qëndrim të paligjshëm në Belgjikë. I riu është lënë në burg, ndërsa prokuroria po kryen hetime të mëtejshme për lidhjet e mundshme të shqiptarit me grupet e trafikut të drogës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat