I riu shqiptar rreh brutalisht partneren e tij në Greqi, gjykata e lë pas hekurave!

Diaspora

I riu shqiptar rreh brutalisht partneren e tij në Greqi, gjykata e lë pas hekurave!

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka dhunuar brutalisht në banesë bashkëjetuesen e tij 24-vjeçare.

Mediat bëjnë me dije se gjykata ka vendosur ta lërë në burg të riun shqiptar për 25 muajt në vijim me akuzat e lëndimit trupor, kanosjes dhe dhunës në familje.

Ai u vu në pranga mbrëmjen e të mërkurës në banesën që kishte marrë me qira në rrugën Selinou. Ishte fqinji i tij ai që njoftoi policinë pasi kuptoi se të resë i rrezikohej jeta.

Fillimisht ai kishte nguruar të trokiste në derën e çiftit por më pas i kishte thirrur disa herë ata teksa ishte përballur me kërcënimet e ashpra nga ana e të riut shqiptar.

Tashmë për 27-vjeçarin do të nisë edhe procedura e dëbimit nga shteti grek, ndërsa partneres së tij i lind e drejta të kërkojë leje qëndrimi. Megjithatë ajo vetë ka kërkuar të kthehet pranë familjes së saj në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat