Si në filma, policia italiane “mbërthen” 2 shqiptarët me gjysmë kilogrami “pluhur”

Diaspora

Si në filma, policia italiane “mbërthen” 2 shqiptarët me gjysmë kilogrami “pluhur”

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:54
Policia italiane “mbërthen” 2 shqiptarët me gjysmë kilogrami “pluhur”

Pasditen e djeshme policia italiane ka zhvilluar një operacion në autostradë dhe ka vënë në pranga 2 shqiptarë, konkretisht 25 dhe 34 vjeç.

“Operacione të këtij lloji zakonisht shihen vetëm në filma”, shkruajnë mediet italiane.

Në dalje të autostradës në Melide, dy furgona mbërthyen një VW Golf gri në të cilin ushtruan kontroll.

Sa hap e mbyll sytë agjentët zbritën dhe ndaluan dy personat në makinë, i kontrolluan, i prangosën dhe i shoqëruan, siç tregohet në videon e dërguar nga një dëshmitar.

Të arrestuarit nga rojet kufitare janë një 25-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të dy shqiptarë dhe të dy banues në Shqipëri. Në bordin e mjetit, gjatë kontrolleve u gjetën mbi 500 gramë kokainë.

Hetimi, i kryer nga prokurorja publike Zaccaria Akbas, fokusohet në hipotezën e një vepre penale të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike.

Pamjet KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat