Incident! Shqiptari plagos me thikë në qafë 62-vjeçarin grek

Diaspora

Incident! Shqiptari plagos me thikë në qafë 62-vjeçarin grek

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka plagosur me thikë një 62-vjeçar grek.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ierapetrës, kur 41-vjeçari, pas një debati të fortë me 62-vjeçarin dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.

Arratia nuk ka zgjatur.

Mbi shqiptarin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat