Bleu makinën me çek fallco dhe i vuri targa shqiptare, e pëson i riu në Itali

Diaspora

Bleu makinën me çek fallco dhe i vuri targa shqiptare, e pëson i riu në Itali

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 10:04
Policia italiane

Policia italiane ka denoncuar një shtetas shqiptar për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhura pasi u zbulua se kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte.

Sipas mediave italiane, oficerët e komisariatit të "Duino Aurisina" kanë vijuar pak ditë më parë kontrollin e një automjeti me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin një burrë dhe një grua shqiptare. Agjentët, duke kryer kontrollet e zakonshme, zbuluan anomali në numrin e shasisë. Automjeti dhe pasagjerët kanë ndjekur agjentët në kazermë, ku nga hetimet e nevojshme u zbulua se makina, një BMW 118, ishte vjedhur dy vjet më parë në Rieti.

Sipas hetimeve rezulton se makina i ishte marrë pronarit të saj të ligjshëm përmes një mashtrimi me në një shitje false pasi shqiptari e kishte marrë atë duke paguar me çeqe të pambuluara dhe më pas ishte bërë i padisponueshëm së bashku me automjetin. Makina më pas përfundoi në Shqipëri ku ishte riregjistruar me dokumente të reja dhe ishte rikthyer në qarkullim dhe i blerë nga pronarë të rinj.

Për këtë arsye agjentët e komisariatit kanë vazhduar me denoncimin e drejtuesit të mjetit për marrjen e mallrave të vjedhura, ndërsa automjeti është sekuestruar për hetime të mëvonshme në lidhje me operacionet e riciklimit dhe për kthimin e mëpasshëm te pronari i vërtetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat