Policia spanjolle godet grupin kriminal shqiptar, në pranga 6 persona, u kapën në dy ferma kanabisi

Diaspora

Policia spanjolle godet grupin kriminal shqiptar, në pranga 6 persona, u kapën në dy ferma kanabisi

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Policia spanjolle ka zbuluar një grup shqiptarësh që merrej kultivimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 6 shqiptarë, ndërkohë janë sekuestruar pajisje të shumta për mirëmbajtjen dhe kultivimin e marijuanës.

Sipas mediave spanjolle, një nga laboratorët e kanabisit u zbulua në një banesë në zonën La Móra në Tarragona.

Pas një periudhe vëzhgimi dhe lokalizimi, autoritetet u futën në shtëpi ku arrestuan tre persona me origjinë shqiptare dhe sekuestruan 780 bimë kanabisi, 9620 kg sytha dhe një armë zjarri.

Ndërkohë një një fazë të dytë të operacionit, policia zbuloi një fermë të madhe kanabisi ku ishin mbjellë 4476 bimë.

Plantacioni raportohet se ruhej nga tre persona me origjinë shqiptare të cilët u arrestuan. Aktualisht shqiptarët e arrestuar ndodhen në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat