Vritet në burg “El Patroni”, ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një shqiptari në Ekuador

Diaspora

Vritet në burg “El Patroni”, ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e një shqiptari në Ekuador

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 09:28
Leandro Norero Tiguas

Është vrarë mizorisht, një nga bosët më të mëdhenj të krimit në Ekuador.

Leandro Norero Tiguas, i njohur ndryshe si “El Patron”, iu pre koka gjatë një trazire në burg.

Ai u arrestua në muajin maj, për një rast të pastrimit të parave.

“El Patroni” akuzohej dhe për drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi.

Leandro Norero Tiguas, ishte një nga të dyshuarit kryesor që kishte lidhje me vrasjen e shqiptarit Ergus Dashi në Ekuador për çështje trafiku droge.

Dashi u ekzekutua me 20 plumba teksa ishte i ulur në një lokal në Ekuador.

Ngjarja ndodhi më 23 janar të 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat