Tragjedi në Itali, çifti shqiptar vritet brenda banesës

Diaspora

Tragjedi në Itali, çifti shqiptar vritet brenda banesës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Një çift shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tyre në via Leopardi në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se dielës. Ndërsa dyshohet të jenë vrarë nga ish-bashkëshorti i viktimës, me origjinë shqiptare gjithashtu, raportojnë mediet italiane.

Zbulimi i trupave është bërë nga karabinierët, të lajmëruar nga vajza e gruas, e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj që pasdite.

Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasjeje, por nga hetimet u zbulua se dikush i kishte vrarë.

Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat