Kjo është 24 vjeçarja nga Kosova e cila vdiq pasi u godit nga një veturë në Itali

Diaspora

Kjo është 24 vjeçarja nga Kosova e cila vdiq pasi u godit nga një veturë në Itali

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 09:19
Blerina Kryeziu

Blerina Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës vdiq tragjikisht pasi u godit nga një veturë.

24-vjeçarja e cila jetonte në Itali po kthehej nga puna në momentin tragjik.

E ndjera nuk arriti t’u shpëtoj plagëve që mori nga goditja e veturës.

Mediumi italian “La Tribuna”, shkruan për vdekjen e 24-vjeçares Blerina Kryeziu nga Kosova.

E reja nga Kosova që punonte si kamariere në një restorant në Itali u godit të premten nga një automjet, por, pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.

Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv, por të hënën pasdite u konstatua vdekja e saj.

Blerina Kryeziu, 24-vjeçare nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. E reja ishta martuar prej disa muajsh, vijon raportimi.

Mediumi raporton se të premten, rreth orës 19:00, ajo në këmbë duke ecur përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, një rrugë pa ndriçim një veturë e tipit “Nissan” e goditi atë duke e përplasur rreth 10 metra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat