Aksidentoi studenten, shqiptari paraqitet në polici, nën akuzë për drejtim të mjetit pa leje

Diaspora

Aksidentoi studenten, shqiptari paraqitet në polici, nën akuzë për drejtim të mjetit pa leje

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:40
Ilustrim

Policia greke ka vënë në pranga 26-vjeçarin shqiptar që aksidentoi rëndë në orët e para të mëngjesit të së martës një studenten 21-vjeçare greke në qendër të Selanikut dhe u largua pa i dhënë ndihmën e parë.

Ndaj tij ka nisur ndjekja penale për drejtim të rrezikshëm të automjetit me pasojë dëmtim të rëndë trupor (vepër penale) dhe mosdhënie të ndihmë.

E dashura e tij 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në makinë, u procedua penalisht për bashkëpunim në veprat e mësipërme.Asaj i është lënë afat për të kërkuar falje dhe deri atëherë do të qëndrojë në paraburgim.

26-vjeçari, i cili ndodhet në paraburgim, është proceduar edhe nga prokurori publik për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi.

I pandehuri, drejtuesi i veturës që aksidentoi të renë, u paraqit sot në Drejtorinë e Qarkullimit në Selanik dhe për gati tre orë ka dhënë deklaratë në polici për atë që ka ndodhur në orët e para të së martës, kur ka goditur vajzën fatkeq dhe më pas ka ikur.

Siç u konstatua, ai nuk ka leje të ligjshme qëndrimi në Greqi dhe u vendos ndalimi i tij.

"Nëse ajo do të kalonte në një vendkalim, asgjë e pakëndshme nuk do të ndodhte"

Ai ka deklaruar se “jam i dërmuar dhe shëndeti i viktimës është prioritet”, ndërsa duke u përpjekur të justifikohet u shpreh se “në lidhje me fajin e aksidentit, dua të them se nëse nuk do të kishte tentuar të kalonte rrugën Egnatia në një pikë ku nuk kishte një vendkalim për këmbësorë, asgjë e pakëndshme nuk do të kishte ndodhur. Kishte një vendkalim për këmbësorë 20 metra larg”.

Krahas kësaj ai theksoi se “u largova nga vendi i ngjarjes pasi isha i frikësuar pasi nuk kam leje qëndrimi në Greqi”.

26-vjeçari, i cili ishte përballur dhe njëherë me policinë dhe organet e drejtësisë për një çështje droge, pritet të ndalohet pasi i mungojnë dokumentet e ligjshme të qëndrimit në vend dhe përveç kësaj, ndaj tij është ngritur edhe një dosje.

E akuzuar për veprën e parë është edhe e dashura e tij 19-vjeçare, pasagjere në makinë, e cila pas deklaratës që ka dhënë në Policinë Rrugore ka kaluar “pragun” e hetuesisë.

19-vjeçarja ka dalë nga hyrja e dytë e Drejtorisë Rrugore të Selanikut me kapuç në kokë dhe me pranga në duar, për t'u dërguar në Gjykatë me një makinë patrullimi.

Ajo në deponimin e saj thuhet se ka vënë re nga sedilja e pasagjerit se kanë goditur diçka me makinë, por e ka injoruar atë, ndërsa thuhet se kanë qëndruar në një hotel atë natë dhe se ajo ka shkuar në punë normalisht të nesërmen.

Çfarë tha avokati i 26-vjeçarit

Avokati i 26-vjeçarit theksoi se klienti i tijdoli vullnetarisht sot para autoriteteve, kërkoi falje të plotë, pa kërkuar që të vihej në dijeni për materialin parahetues pasi kishte dhe ka qëndrim të ndershëm.

Avokati u shpreh se është shumë e pakëndshme që studentja 21-vjeçare ndodhet në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë në Reanimacion, megjithatë, “nuk mund të anashkalohet fakti që ajo tentoi të kalonte rrugën Egnatia, në një nga më pikat qendrore, befas në orët e para të mëngjesit”.

Ai pretendoi se 26-vjeçari shqiptar po drejtonte makinën në kushte normale por e plagosura është futur me shpejtësi.

“Ajo zgjodhi të kalojë një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorë, 20 metra nga pika. Këmbësori u hodh me shpejtësi në rrugë. Ai u përpoq të frenonte, manovronte për ta shmangur dhe bëri atë që do të bënte secili prej nesh”.

Në lidhje me faktin nëse 26-vjeçari u kthye mbrapsht pasi u tërhoq dhe e shkeli sërish studenten fatkeqe ndërsa ishte në tokë, fakt të cilën ua komunikuan dëshmnitarët okularë gazetarëve, avokati tha se "pasi mjeti ka devijuar për të shmangur përplasjen me këmbësoren, ka goditur nga pas një automjet të parkuar. Gjatë hetimeve të policisë ka rezultuar se mjeti ka përfunduar në një automjet të parkuar".

Arsyeja pse 26-vjeçari e la studenten të mbuluar me gjak dhe u largua nga vendi i ngjarjes, sipas avokatit të tij, është se i mungonte leja e qëndrimit të ligjshëm në vend dhe se nisur nga kjo, procesi i ndalimit do të vazhdonte ashtu siç ka ndodhur sot.

“Ky është një proces administrativ, pasi i mungon leja ligjore në vend, pasi nuk ka një leje qëndrimi të vlefshme, përveç kësaj, ai ka qenë edhe në gjendje të ngarkuar nga gjithçka ka ndodhur që ka çuar në atë rezultat. Ky ishte gabimi i tij dhe e kompensoi sot me paraqitjen e tij”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat