Dënohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Britaninë e Madhe! Si funksiononte skema me qendrën e thirrjeve që merrte porositë nga klientët

Diaspora

Dënohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Britaninë e Madhe! Si funksiononte skema me qendrën e thirrjeve që merrte porositë nga klientët

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 19:30
Kelvis Prensi, Bekin Hasmehaj, dhe Altin Nokolai

Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës që drejtonte trafikun e drogës në Preston dhe Chorley janë dënuar me 24 vite burg.

Prokurorët thonë se ata kishin ngritur një skemë të ngjashme me shërbimin taksi që funksiononte 24 orë në 7 ditë të javës. Banda kishte një qendër telefonike në Manchester dhe kushte punësuar një rrjet korrierësh që punon me turne nga 12 orë për të shpërndarë lëndën narkotike te klientët.

Korrierët ishin kryesisht nga Shqipëria dhe vende të tjera të Europës dhe përdornin dokumente të rreme me identitete italiane për ta shmangur gjurmimin nga ana e policisë.

Kreu i bandës, sipas mediave britanike ishte shqiptari 35-vjeçar Bekin Hasmehaj i cili e kishte kthyer trafikun e drogës në biznes familjar.

Klientët telefonin në qendrën e e bandës dhe bënin një porosi ku linin të dhënat si dhe një kod postar ku dorëzohej porosia. Personi nga ana tjetër e telefonit dorëzonte porosinë te korrieri. Nëse një korrier arrestohej qendra e thirrjeve zhvendosej në një zonë tjetër.

“Modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë gjurmimin e tyre nga policia”, tha hetuesja Scott-Bell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat