Përplasi me makinë 21-vjeçaren, dalin pamjet kur shqiptari ia mbathi pas ngjarjes

Diaspora

Përplasi me makinë 21-vjeçaren, dalin pamjet kur shqiptari ia mbathi pas ngjarjes

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:19
Në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.

Pak ditë më parë një i ri shqiptar përplasi me makinë një studente greke 21-vjeçare.

26-vjeçari shqiptar ka përplasur me makinë në 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës 22 nëntor, në Selanik.

Shqiptari është emër i njohur për policinë greke pasi në të kaluarën është arrestuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë.

Në videon e publikuar në mediat greke shihet se si makina e shqiptari ikën me shpejtësi pas aksidentit.

Shqiptari është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e djeshëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.

Vajza studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik, teksa ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat