“Do shihemi përsëri”, nëna e 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari në Selanik përlot me fjalët, familja vendos të dhurojë organet

Diaspora

“Do shihemi përsëri”, nëna e 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari në Selanik përlot me fjalët, familja vendos të dhurojë organet

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Nëna e 21-vjeçares që ndërroi jetë pasi u aksidentua nga një shqiptar në Selanik, ka prekur me postimin e saj në Facebook.

Ëndërr hijeje jemi apo hije ëndrre? Në mjegullat e zeza bukuria e pafundësisë… Shpirti im deri në skajet e universit. Unë nuk po të them lamtumirë dashuria ime, por shihemi përsëri! Të dua deri në parajsë dhe më tej dhe do të të dua sa të jetoj dhe të marr frymë”, shkruan ajo.

Familja e 21-vjeçares ka vendosur të dhurojë organet e saj, ndërsa varrimi i saj pritet të bëhet në vendin e origjinës, në Chania.

E reja u aksidentua nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili pasi kishte përplasur vajzën në rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , e la të plagosur dhe u largua.

21-vjeçarja ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm të së dieles, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat