Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen 14 persona!

Diaspora

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen 14 persona!

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një grup kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet spanjolle pasi atyre iu zbuluan disa “shtëpi bari” në zonën e Barcelonës.

Sipas policisë spanjolle, u arrestuan 14 persona, prej të cilëve nuk sqarohet se sa ishin shqiptarë.

Efektivët zhvilluan kontrolle në ambiente të ndryshme ku gjetën lëndën narkotike të kultivuar, si dhe pajisjet elektrike që ndihmonin në rritjen e tyre.

Në aksion u sekuestruan 4 mijë rrënjë kanabisi dhe mbi 10 mijë euro cash si dhe pajisje të ndryshme që ndihmonin për kultivimin e lëndës narkotike.

Hetimet nisën në vitin 2021, ku u evidentuan disa persona që dyshohet se “mbulonin” aktivitetin kriminal të shqiptarëve.

Këta persona ishin agjentë të pronave të paluajtshme, të cilët u siguronin ambientet më të përshtatshme për kultivimin e drogës.

Hetuesit vendosën në përgjime këta persona, të cilët i çuan tek trafikantët e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat