Operacion blic në mes të Athinës, sekuestrohen 116 kg marijuanë, një shqiptar në pranga

Diaspora

Operacion blic në mes të Athinës, sekuestrohen 116 kg marijuanë, një shqiptar në pranga

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Policia greke gjatë një operacioni në Athinë ka sekuestruar mbi 116 kilogram marijuanë. Gjithashtu operacioni është shtrirë edhe në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo.

Gjatë kontrollit të bërë në zonën e Nea Smyrni në taksinë e një 48-vjerccari shqiptar është gjetur dhe janë sekuestruar 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.

Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare. Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat