Kapet mat me euro dhe drogë në dorë, arrestohet 39-vjeçari shqiptari në Itali

Diaspora

Kapet mat me euro dhe drogë në dorë, arrestohet 39-vjeçari shqiptari në Itali

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Froli të Italisë për tregtim të lëndëve narkotike bashkë me një shtetas italian.

Arrestimi është kryer më 30 dhjetor, ku bashkë më shqiptarin ka rënë në pranga dhe një 29-vjeçar italian.

Fillimisht 29-vjeçari italian është sinjalizuar nga policia e Frolit pasi u kap me cigare dhe një tabletë ekstazi. Menjëherë është shoqëruar për në banesë në mënyrë që të bëhej kontrolli fizik.

Gjatë kontrollit fizik në banesë, është gjendur 39-vjeçari shqiptar i cili ka qëndruar në Itali ilegalisht, duke paketuar dozat e kokainës.

Policia sekuestroi 11 doza 0.50 kokainë dhe 45 gr të tjera, 5 gr marjiuanë, 7 tableta ekstazi, së bashku me materialin e paketimit dhe 900 euro. Të dy u arrestuan në vepër me akuzën e ndalimit për qëllime shpërndarjeje droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat