Grabitje, plagosje dhe rrezikshmëri të lartë në kominitet, 45-vjeçari shqiptar pritet të dëbohet nga Italia

Diaspora

Grabitje, plagosje dhe rrezikshmëri të lartë në kominitet, 45-vjeçari shqiptar pritet të dëbohet nga Italia

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Gjykata e Milanit në Itali ka vendosur dëbimin e një 46-vjeçari shqiptar si person me rrezikshmëri të lartë pasi akuzohet për kryerjen e disa krimeve të rënda, si tentativë vrasje, falsifikim dokumentesh, grabitje dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Drejtësia italiane ka vendosur dënimin e 45-vjeçarit shqiptar për krime të rënda, si falsifikim dokumentesh dhe plagosje, ku që prej ditës së mërkurë  si ndodhet në paraburgim.

45-vjeçari ka shkuar ilegalisht në Itali në vitin 2006 dhe ishte përgjegjës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe falsifikimin e dokumenteve, ku u dënua me 4 vjet burg.

Në vitin 2008 ai u dënua me 8 vjet burg, pasi ka goditur me thikë ish-partneren e tij për shkaqe xhelozie. Pas përfundimit të vuajtjes së dënimit në vitin 2016 u shpall njeri i rrezikshëm nga Gjykata e Milanos, duke pasur frikë për kryerjen e krimeve të tjera në vijimësi.

Po ashtu në vitin 2019 ai është dënuar për shkak se akuzohet për kanosje, plagosje, grabitje dhe rrëmbimi.

Ndaj, ai është dëbuar nga territori i Italisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat