Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre persona, mes tyre edhe një shqiptar - ja si ndodhi ngjarja e rëndë

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre persona, mes tyre edhe një shqiptar - ja si ndodhi ngjarja e rëndë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 18:52
Viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku kanë humbur jetën tre persona mes të cilëve edhe një shqiptar.

Mediat bëjnë me dije se viktimat janë shqiptari Eduard Ndoj, 45-vjeç dhe dy shtetas italianë Martina Pagin dhe Diego Rampazo. Mësohet se ata po udhëtonin me automjetin tip Audi që drejtohej nga 45-vjeçari shqiptar pasi kishin qëndruar deri vonë në një lokal.

Shqiptari Ndoj jetonte me prindërit e tij prej 28 vitesh në Itali dhe punonte si shoferi kamioni në një kompani me qendër në Terrassa.

Në momentin e aksidentit, Ndoj doli nga automjeti si pasojë e përplasjes së fortë duke humbur jetën, ndërsa dy viktimat e tjera u nxorën pas ndërhyrjes së forcave zjarrikëse, pasi makina ishte shkatërruar thuajse plotësisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat