Ndërron jetë tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare, mediat italiane: Donte me çdo kusht të diplomohej

Diaspora

Ndërron jetë tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare, mediat italiane: Donte me çdo kusht të diplomohej

Më: 17 janar 2023 Në ora: 23:10
Gerta Allushi

Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, pasi vuante nga tumori.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave Gerta Allushi nuk arriti t’ja dilte me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.

Gjithashtu mediat italiane thonë se 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida për të u bë e vështirë.

Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.

E reja kishte lindur në Itali, por ishte me origjinë shqiptare. Vendlindja dhe vendbanimi i saj ishte në Tauriano, ku jetonte me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat