Emri/ Ngeci në betoniere, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali

Diaspora

Emri/ Ngeci në betoniere, humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali

Më: 21 janar 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Pavias në Itali, ku humbi jetën një shqiptar.

Shqiptari 44-vjeçar është pronar i një kompanie të vogël ndërtimi dhe jetonte po në atë qytet.

Aleks Pelushi, sipas njoftimit të policisë, po pastronte çimenton që kishte mbetur mekanizmin rrotullës të betonierës dhe u shyp.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:15, ndërsa ndërhyrja e zjarrëfikëses ishte i padobishme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat