Operacion antidrogë në Turqi, arrestohet shoferi shqiptar i kamionit

Diaspora

Operacion antidrogë në Turqi, arrestohet shoferi shqiptar i kamionit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 23:45
Pamje nga aksioni i policisë

Mediat turke kanë raportuar një operacion policie ku është sekuestruar një sasi e madhe droge.

Droga mendohet se ka ardhur nga Shqipëria.

Rreth 122 kilet e drogës që nuk raportohet në detaj u gjendën në pjesën e poshtme të një kamioni që sipas autoriteteve do transportonte ngarkesën nga Shqipëria në Stamboll.

Kamioni u bllokua pas disa sinjalizimeve paraprake në zonën e Tekirdağ, në pjesën europiane të Turqisë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është ndaluar, dhe bëhet fjalë për shqiptarin Fatmir Ferko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat