Dy shqiptarë kapen në “shtëpinë e barit” në Britani, vlera drogës kapte shifrën 1 milion paund

Diaspora

Dy shqiptarë kapen në “shtëpinë e barit” në Britani, vlera drogës kapte shifrën 1 milion paund

Më: 27 janar 2023 Në ora: 23:05
Zef Gjoka 35 vjeç dhe Dritan Mrozi, 33 vjeç

Dy shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi, me vlerë që shkonte deri në 1 milion paund.

Sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar, dy shqiptarët janë Zef Gjoka 35 vjeç dhe Dritan Mrozi, 33 vjeç, të cilët u kapën në Malvern Road, në qytetin Knottingley.

Arrestimi i tyre u bë pas një urdhër kontrolli të lëshuar nga autoritetet. Gjatë kontrollit në ish-magazinën që shërbente si shtëpi për rritjen dhe kultivimin e drogës, policia gjeti 4 krevatë në zonën e kuzhinës dhe ushqime në një frigorifer.

Në momentin kur ndërhyri policia u panë tre persona të largoheshin me shpejtësi, por dy prej tyre, Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi u kapën, ndërsa një tjetër u largua.

Prokurorja Carmel Pearson tha se u gjetën 11,010 bimë, me një vlerë në rrugë prej pak më pak se 1 milion paund. Ajo tha se pajisjet për kultivim kushtonin rreth 30,000 £.

Gjoka dhe Mrozi – të dy shtetas shqiptarë – u arrestuan, u intervistuan dhe u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Avokati i Gjokës, Andrew Stranex i tha gjykatës se klienti i tij ishte lejuar të hynte në vend në gusht të vitit të kaluar dhe punonte në Londër si dekorues.

Stranex tha se ferma e kanabisit ishte ngritur përpara se Gjoka të dërgohej atje. Ai tha: “Ai e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar, por e pa si një mundësi dhe një shans për të përmirësuar jetën e familjes së tij. Është qëllimi i tij kur të ketë vuajtur dënimin të kthehet pranë familjes së tij në Shqipëri”.

Ndërsa avokati i Mrozit, Harry Crowson, tha se klienti i tij kishte një vëlla dhe baba në shtëpi në Shqipëri. Ai tha se “erdhi në këtë vend me shpresën për të gjetur punë dhe për të pasur një jetë më të mirë”.

Crowson tha: “Ai është një punëtor ndërtimi dhe kishte për qëllim të përdorte eksperiencën e tij në ndërtimin e çative. Në mungesë të një leje pune, ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat