Shpërbëhet organizata kriminale e shqiptarëve në Greqi, njëri prej anëtarëve me një krahë dhe një këmbë

Diaspora

Shpërbëhet organizata kriminale e shqiptarëve në Greqi, njëri prej anëtarëve me një krahë dhe një këmbë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një organizatë kriminale në Greqi është shpërbërë, pas një aksioni të vazhdueshëm dhe të strukturuar ndërkombëtar, i cili kishte nisur që prej gushtit të vitit 2022.

Mediat greke bëjnë me dije Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Tripolit, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, më 27 janar në Korinth dhe Atikë arrestuan katër anëtarë të bandës, me origjinë shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç.

Organizata kriminale operonte në fushën e vjedhjeve, të pastrimit të parave, në trafikun e narkotikëve dhe në dhunimin e punonjësve të drejtësisë dhe shtetasve të huaj.

Sipas burimeve nga policia greke, në mbarë vendin kanë dalë të paktën 21 raste vjedhjesh, ku vetëm brenda 5 muajve, organizata ka siguruar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.

Ata operonin në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.

Gjithashtu në mediat greke bëhet me dije se dobësia e tyre ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë e gatshme dhe orët e shtrenjta Rolex.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i organizatës jetonte në një fshat të largët rural të Korinthit, konkretisht në Stimaga. Një fshat me pak banorë, që banditi shqiptar të vepronte pa u vënë re, larg organeve të ndjekjes. Edhe shoferi i tij është gjithashtu një anëtar kyç i organizatës, banues në Atikë dhe një person me aftësi të kufizuara, me një krahë dhe një këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat