Prokurorët thonë se gruaja vrau sozinë për të inskenuar vdekjen e saj, e ndihmuar nga shqiptari në Gjermani

Diaspora

Prokurorët thonë se gruaja vrau sozinë për të inskenuar vdekjen e saj, e ndihmuar nga shqiptari në Gjermani

Më: 30 janar 2023 Në ora: 17:15
Sharaban K.

Trupi i gjetur në Ingolstadt u identifikua nga familjarët si një 23-vjeçare gjermano-irakene, por më vonë rezultoi se ishte një komentatore rrjeti nga Algjeria.

Një vajzë 23-vjeçare gjermano-irakene kishte kërkuar një ‘sozi’ të vetëm në rrjetet sociale dhe pasi e gjeti e kishte vrarë, me qëllim të inskenonte vdekjen e saj, thanë prokurorët në  Bavari.

Trupi i mbuluar me gjak i të resë ishte gjetur në gusht në një makinë Mercedes të parkuar në Ingolstadt, në jug të Gjermanisë, dhe u identifikua fillimisht si Sharaban K, një estetiste 23 vjeçare që banonte në Munich, me origjinë nga Iraku.

Megjithse disa anëtarë të familjes Sharaban K e identifikuan trupin, autopsia ngrinte dyshime mbi identitetin e saj. Rrjedhimisht viktima u emërua si Khadidja O, një komentatore e njohur estetike në rrjet, që banonte në Heilbronn, në shtetin fqinjë të Baden-Württemberg, gjithashtu 23 vjeçare.

Vajza kishte flokë të gjatë të drejtë, ngjyrë të ngjashme të lëkurës dhe mbante makijazh, teksa policia tha se dy vajzat “ngjanin shumë me njëra-tjetrën”, duke bërë që shtypi gjerman ta quante çështjen “Vrasja e sozisë”.

E ndihmuar nga një 23-vjeçar nga Kosova, i emëruar vetëm si Sheqir K, Sharaban K u arrestua nga policia e Bavarisë më 19 gusht 2022, por vetëm kësaj jave autoritetet i janë afruar zbulimi të motivit të aktit të rëndë.

“Hetimet na bënë të mendojmë se vrasësja donte të qëndronte e fshehur prej një konflikti familjar dhe inskenoi vdekjen e saj për këtë çështje,” tha sot Veronika Grieser, prokurore e Ingolstadt.

Policia tha se disa gra që kishin ngjashmëri me te, ishin kontaktuar nga vrasësja Sharaban K, në rrjetet sociale, në javët para vrasjes.

“Duke u bërë atyre premtime të ndryshme, ajo tentonte t’i joshte të vinin në takim, që fillimisht nuk kishin sukses”, shtoi Grieser.

Por Khadidja O pranoi të takohej me vrasësen, për atë që rrjeti vendas ‘Süddeutsche Zeitung’ raportonte si ‘një ofertë blerjeje kozmetikësh’.

Me makinën e tyre Sheqir K e Sharaban K, kishin marrë vajzën algjeriane nga shtëpia e saj ditën e vrasjes, të cilën e kryen në një zonë me pemë në Heilbronn.

Pasi e kishin goditur shumë herë me thikë, vrasësit e kishin ngritur viktimën nga sedilja e pasme dhe kishin parkuar makinën në një zonë të qetë pranë lumit Danub, ku u zbulua mbrëmjen e 16 gushtit 2022.

Hetimet vijojnë dhe dyshja presin dënim me burg të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat