Në kërcënimin e thikës vodhi xhiron ditore të një marketi në Greqi, arrestohet shqiptari

Diaspora

Në kërcënimin e thikës vodhi xhiron ditore të një marketi në Greqi, arrestohet shqiptari

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave greke i riu shqiptari cili banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet për një vjedhje të ndodhur më 26 shkurt 2022 në një market, ku nga pamjet filmike u zbulua se ishte maskuar dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë nga arka e subjektit në pronësi të një 60 vjeçari, xhiron ditore.

Gjithashtu, në orët e mbrëmjes së datës 30.03.2022, i arrestuari ka hyrë në të njëjtin market.

Ai me kërcënimin e thikës i ka kërkuar para një punonjëseje tjetër të dyqanit, por ajo ka reaguar, e për pasojë shqiptari është larguar me vrap duke mos arritur të vjedhë gjë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat