Në Malmo të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova

Diaspora

Në Malmo të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova

Nga: Qibrije Hoxha Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 22:53
Akademia përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova

Para pak ditësh, me 28 Janar 2023, në Malmö të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore për Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 17 vjetorin e ikjes në amshim.

Akademia përkujtomre u mbajt nën patronatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht të Grupit Politik për Mërgatën, me Kryetarin e këtij grupi, z. Anton Quni, njëkohësisht Nënkryetar i LDK-së.

Image
Foto nga akademia

 

Dega e LDK-së në Suedi ndihmoi realizimin e këtij organizimi në koordinim me Nënkryetarin e LDK-së z. Anton Quni. Niveli i kësaj Akademie përkujtimore ishte në korespondencë të përafërt me Akademitë përkujtimore që organizohen në Prishtinë. Për këtë organizim, ne si Degë e LDK-së në Suedi jemi falënderuas sepse patëm nderin dhe privilegjin.

Image
Foto nga akademia

 

Akademia përkujtimore filloi me intonimet e himneve të Dardanisë, të Kosovës dhe himnin Kombëtar dhe duke mbajtur një minutë heshtje pë Presidentin Rugova si dhe për dy veprimtarët të cilët ndërruan jetë këto ditë në Suedi, Fejzë Halili dhe Bedri Paci.

Me një fjalë përshëndetëse, Kryetarja e Degës Qibrije Hoxha, e hapi Akademinë përkujtimore.

Image
Foto nga akademia

 

Pastaj fjalën e morri moderatori Osman Ahmaetgjekaj i cili njëherit është edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Suedi. z. Osman Ahmetgjekaj prezantoi biografinë e Presidentit Rugova dhe përkujtoi shkurtimisht jetën dhe veprën e Presidentit Rugova.

Pas leximit të biografisë së Presidentit Rugova, fjala ju dha znj. Jehona Lushaku Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së. Në fjalën e saj Kryetarja Jehona Lushaku Sadriu foli për përkushtimin e Presidentit Rugova në afirmimin e rolit të Gruas në LDK si dhe për kontributin e bashkatdhetarëve për lirinë e Kosovës dhe mbajtjes gjallë të popullit gjatë viteve të 90’ në kohën kur popullit të Kosovës i ishte rrezekuar ekzistenca. Znj. Lushaku Sadriu me fjalën e saj emocionoi të pranishmit kur ajo ju falënderua të gjithëve për kontributin me mjete financiare, falë të cilave ajo ishte rritur dhe familja e saj mbijetuan në kohët më të vështira.

Pastaj fjalën e morri z. Anton Quni, Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili fillimisht të pranishmëve ju përcolli përshëndetjet nga Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku.

Nënkryetari Anton Quni, përkujtoi jetën dhe veprën e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Poashtu z. Quni foli për ditët kur ndërroi jetë Presidenti Rugova, dhimbjen e që kaploi popullin dhe përcjellja madhështore e cila ju bë.

Image
Foto nga akademia

 

Ishte Presidenti Rugova që e ndërtoi LIDHJEN me mërgatën, të cilën nga një LIDHJE të hershme, po e bëjmë të fortë e të përhershme. Është vepra e këtij njeriu të madh vetë vepra më e madhe shqiptare - Republika e Kosovës. Përshkrimi i shkurtër i kësaj vepre është: projektimi dhe realizimi i lirisë, pavarësisë e demokracisë së Kosovës. Autor: Presidenti historik, Ibrahim Rugova, i përkrahur nga populli dhe miqtë e përjetshëm të shqiptarëve – theksoi në mes tjerash Nënkryetari i LDK-së, z. Anton Quni.

z. Anton Quni ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij znj. Mirjana Quni. Akademia Përkujtimore u mbyll me dy interpretime nga soprano, Ardita Uka me këngët: Unë biri yt Kosovë dhe Moj e bukura More. Në një ambient të bukur dhe organizim të dinjitetshëm, duke bërë foto të përbashkët me delegacionin nga Kosova, u përmbyll Akademia përkujtimore kushtuar Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat