U kapën në “shtëpi bari”, burg për dy të rinjtë shqiptarë në Angli

Diaspora

U kapën në “shtëpi bari”, burg për dy të rinjtë shqiptarë në Angli

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:27
Mediat britanike bëjnë me dije se të arrestuarit janë Landi Ruçi dhe Elidon Hodaj

Dy të rinj shqiptarë kanë dalë para gjykatës britanike, pasi u kapën në një “shtëpi bari”.

Mediat britanike bëjnë me dije se të arrestuarit janë Landi Ruçi, 32 vjeç dhe Elidon Hodaj, 27 vjeç, të cilët akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.

Magjistratët e Llandudno-s dërguan çështjet e tyre në Gjykatën e Kurorës. Të pandehurit, të dy pa adresë fikse, folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip gjatë seancës së shkurtër të pasdites së djeshme.

Ata akuzohen për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor. Prokurori kërkoi ‘arrest me burg’ për Ruçin dhe Hodajn, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat