Vrau të riun në Francë me armë gjahu, dënohet me 20 vite burg 29-vjeçari shqiptar

Diaspora

Vrau të riun në Francë me armë gjahu, dënohet me 20 vite burg 29-vjeçari shqiptar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:35
Policia

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor të vitit 2019 ku shqiptari vrau 22 vjeçarin me armë gjahu.

Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë.

Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat