Shqiptari humb testikujt nga dhuna e pronarit, Gjykata në Kanada e dëmshpërblen 300 mijë dollarë

Diaspora

Shqiptari humb testikujt nga dhuna e pronarit, Gjykata në Kanada e dëmshpërblen 300 mijë dollarë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:31
Pronari i shqiptarit e ka goditur këtë të fundit në testikuj dhe për pasojë ai i ka humbur ato.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ontario, Kanada, ka dëmshpërblyer me 300 mijë dollarë një shtetas shqiptar, pasi ishte keqtrajtuar nga punëdhënësi i tij. Mediat e huaja sqarojnë se pronari i shqiptarit e ka goditur këtë të fundit në testikuj dhe për pasojë ai i ka humbur ato.

Shqiptari Rezart Osmani pretendoi se mbikëqyrësi Ludgero De-Almeida dhe punëdhënësi abuzuan me të duke e poshtëruar dhe nënshtruar në mënyrë të turpshme para syve të kolegëve.

Ky keqtrajtim përfshinte gjuhë nënçmuese dhe diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe abuzim fizik.

Avokatja e Osmanit, Filomena Kandola, përmes një emaili ka thënë se çështja ende nuk është mbyllur, pasi ka mbetur për t’u sqaruar se kush do i paguajë shpenzimet e gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat