Si ra në prangat e policisë shpërndarësi i kokainës në Itali, 22-vjeçari shqiptari ‘braktisi’ makinën pranë një kanali

Diaspora

Si ra në prangat e policisë shpërndarësi i kokainës në Itali, 22-vjeçari shqiptari ‘braktisi’ makinën pranë një kanali

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustriml

Policia italiane ka arrestuar 22-vjeçarin shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se i riu kishte fshehur kokainën në një kavanoz. Ai është vënë re nga karabinierët për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta teksa është takuar me disa perona të tjerë. Autoritetet kanë dyshuar se 22-vjeçari ishte një shpërndarës droge dhe e kanë ndjekur atë deri në rrugën Pradona në Komunën e Alseno.

22-vjeçari kishte ndaluar makinë në një kanal kullues dhe më pas ishte larguar. Nga kontrollet e kryera efektivët gjetën lëndën narkotike.

Ndërkohë i riu shqiptar ishte kthyer sërish në vendin e ngjarjes për të marrë mallin, por menjëherë është ndaluar dhe arrestuar nga efektivët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat