Prindërit shqiptarë inskenuan braktisjen e djalit të tyre minoren në Itali - si u zbulua rasti nga policia

Diaspora

Prindërit shqiptarë inskenuan braktisjen e djalit të tyre minoren në Itali - si u zbulua rasti nga policia

Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Një çift shqiptarësh inskenuan braktisjen e djalit të tyre në Itali, me qëllim përfitimin nga mundësia që ofron shteti italian për rastet e fëmijëve minoren të pashoqëruar.

Por rasti është zbuluar nga autoritetet. Sipas informacioneve që shkruajnë mediat në shtetin italian, 17-vjeçari shqiptar u paraqit në polici, duke thënë se kishte mbërritur vetëm në Itali dhe nuk kishte asnjë të afërm që të kujdesej për të.

Menjëherë sapo rasti u bë publik, autoritetet u vunë në lëvizje për të ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji, si caktimi i një strukture sociale, sigurimi i strehimit, mbështetje për shkollim dhe dhënie e lejes së qëndrimit.

Autoritetet në Itali nisën hetimet për rastin, nga ku u konstatua se 17-vjeçari kishte mbërritur në Pizë dy ditë më parë me një fluturim nga Shqipëria por në listën e pasagjerëve figuronte edhe një çift me të njëjtin mbiemër, që ishin prindërit e djalit.

Bileta e avionit ishte blerë edhe online nga një bashkatdhetar nga provinca e La Spezia-s. Policia hetoi më tej çështjen për të shmangur shpenzimet e panevojshme në strukturat publike dhe për të pritur një të mitur të huaj që në të vërtetë nuk kishte statusin e të pashoqëruarit.

Pas hetimeve, u dha një alarm mbarëkombëtar i cili bëri të mundur gjetjen e prindërve të 17-vjeçarit, të cilët u bllokuan në dalje të territorit italian nga Bari.

Ata u detyruan të riktheheshin edhe njëherë në Piza për tu bashkuar me djalin e tyre dhe më pas për t’u rikthyer në Shqipëri.

Në lidhje me çështjen është vënë në dijeni Autoriteti Gjyqësor për vlerësimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat