Ngjarje e rëndë: Vritet me thikë 56-vjeçarja shqiptare, arrestohet bashkëshorti i saj

Diaspora

Ngjarje e rëndë: Vritet me thikë 56-vjeçarja shqiptare, arrestohet bashkëshorti i saj

Më: 31 mars 2023 Në ora: 08:32
Itali

Një grua shqiptare 56 vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Itali.

Ajo punonte si shitëse në një dyqan peshku dhe sipas mediave italiane, vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.

Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.

62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesveitalianë, sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat