I shpallur në kërkim për grabitje banesash në Itali, arrestohet pas vitesh në arrati “skifteri” shqiptar

Diaspora

I shpallur në kërkim për grabitje banesash në Itali, arrestohet pas vitesh në arrati “skifteri” shqiptar

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:16
Policia

Një shqiptar është arrestuar nga efektivët e policisë në zonën e Meranos në Itali, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim dhe ishte dëbuar nga territori italian që prej vitit 2015.

Mësohet se ai ka qenë përgjegjës për një sërë krimesh, kryesisht për vjedhjen e banesave, për të cilën ishte dënuar me 8 vite burg.

Që prej marrjes së dënimit dhe njohjes me vendimin për t’u dëbuar në 2015, ai kishte humbur gjurmët.

Në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Bolzanos, autoritetet zbuluan se ai fshihej në një shtëpi në Merano, nga ku ai u përpoq të arratiset gjatë orëve të natës, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat