Një tjetër aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Diaspora

Një tjetër aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:40
Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mediat raportojnë se aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fort, makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat