Arta Ramadani - fiton çmimin gjerman të gazetarisë

Diaspora

Arta Ramadani - fiton çmimin gjerman të gazetarisë

Më: 6 dhjetor 2012 Në ora: 10:44

Gazetarja e re shqiptare Arta Ramadani që prej disa vitesh punon në televizionet gjermane, ka fituar çmimin e parë në kategorinë e televizionit në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit "Kausa 2012" me vlerë prej 30.000 euro.

Në ceremoninë që u mbajt mbrëmë në Berlin nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të RF të Gjermanisë reportazhi i Arta Ramadanit kushtuar shkollimit të fëmijëve të migrantëve u cilësua si më i miri.

Arta punon si reportere dhe redaktore në emisionin e njohur "Nano" të televizionit gjerman 3sat.

E lindur në Prishtinë para 31 vitesh, Arta me prindërit kishte shkuar në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, media dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim dhe mban titullin e magjistres në këtë lëmi.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj "Sunshine Live" dhe e ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një specializim njëvjeçare në ZDF. Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së "Hallo Deutschland".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat