“Pena e artë e Migjenit” këtë vit udhëtoi për në Londër te Fatmir Terziu, dhe në Umea të Suedisë te Britta Stenberg

Diaspora

“Pena e artë e Migjenit” këtë vit udhëtoi për në Londër te Fatmir Terziu, dhe në Umea të Suedisë te Britta Stenberg

Nga: Sokol Demaku Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:20
Festivali i XII Ndërkombëtar i Poezisë “Sofra poetike Borås 2023”

Në Borås të Suedisë në organizmin të QKSH Migjeni nga ky qytet për të dymbëdhjetën herë me radhë u mbajt Festivali i XII Ndërkombëtar i Poezisë ”Sofra poetike Borås 2023”.

Festivalin e XII Ndërkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2023” e hapën nxënësit e shkollave fillore me zërin e tyre prej bilbili me recital nga poet autor të njohur shqiptar si dhe me prezentimin e peozive të tyre shkruar në gjuhën amnore dhe në ate suedeze, cka ishte një risi e festivalit por edhe kënaqësi për organzatorin dhe të pranishmit. Këta voglush u priten me ovacione nga salla ku të pranishmit u dhuruan duartrokitje frenetike atyre.

Në një ambient fantastikë në Norrby Hus në Borås në pranin e një numri të konsideruar adhuruesish të fjalës së shkruar shqiptar dhe suedez u mbajt Festivali i XII Ndërkombetar i Poezisë ”Sofra poetike Borås 2023” e të cilin këtë vit e përshendeti Xhavit Bajrami Drejtor në Drejtorinë për kultur, rini dhe sport në Minsitrinë e Kulturës së Republikës së Kosovës, e të cilin nga ana e QKSH Migjeni e përshendeti dhe shpalli të hapur anëtari i Kryesisë së QKSH Migjeni Bahtir Latifi dhe me një moderim fantastik nga poeti, përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Rizah Sheqiri.

Poezitë e tyre në ketë Festival kishin dërgua 120 poetë në 12 gjuhë, të cilatë poezi ishin përfshi në një Antologji të Festivalit ”Fjalë me krahë” botua muaj më parë, dhe mbi 30 poet moren pjesë në këte Festival dhe lexuan poezisë e tyre për publikun e pranishim që ishte në numër fantastik në sallë.

Poetë shqiptar, suedezë, norvegjez, polak, arab, shpaluan vargjet e tyre në gjuhën amnore dhe në gjuhën suedeze për publikun e prnaishëm në sallën e madhe dhe madheshtore të Norrby Hus në Borås të Suedisë. Ishte Festa e poezisë sot këtu në veriun e largët të Europës në Suedi ku fjala shqipe ishte në krye të vendit, ku një shoqatë shqiptare me një përvojë disa vjeqare në prezentimin e vlerave kulturore dhe gjuhës shqipe në mërgatë ka bërë zë dhe është një udhërrefyes se si duhet prezentua vlerat tona madhore si komb në botë. Kja ka vlerë si e tha edhe anëtari i Kryesisë së kësaj Qendre Bahtir Latifi se QKSH Migjeni me puën dhe aktitete e saj krijon ura lidhëse mes njerëzve, kulturave për vargut dhe fjalës së shkruar. E kjo u pa në realitet mu këtu në Suedine largët me atë larmënin e varguit dhe muzikaloitetine gjuhëve që u degjuan ë në këtë Festival.

Redaksia e Festivalit kishte bërë përzgjedhjen e poezive të dy poetëve më të mirë të Festivalit dhe u kishte akordua ”Penën e artë të Migjenit” cmim i QKSH MIgjeni për poezitë më të mira të Fesitvalit. Këtë vit Pena e artë udhëtoj për në Londër te Anglisë tek Fatmir Terziu dhe në qytetin Umeå të Suedisë tek poetja dhe gazetarja Britta Stenberg.

Cmimi i QKSH ”MIgjeni” i cili ndahet këtu e tri vite për të arrituratë në jetën kulturore, ”Cmimi Shkelqim Demaku” iu nda regjisorit, punëtorit filmik, fotografit të palodhur nga Göteborg Vranin Gecaj.

QKSH Migjeni ndau Mirënjohje për ata të cilët kontribuojnë në punën e frytshme të kësaj Qendre dhe në punën e saj fisnike në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kultrës shqipe në mërgatë.

Me këtë rast Festivalin e përshendetën: Xhevat Bajrami Drejtor në Drejtorin për Kultur, rini dhe sport në Ministrin e kulturës së Republikës së Kosovës, Britta Stenberg poete dhe gazetare nga Umeå e Suedisë, Fatmir Terziu profesor nga Londra.

QKSH Migjeni u ndau mirenjohje falenderimi të gjithë atyre të cilët kanë kontribua në punën dhe rezultatet e arritura të Qendrës mes dy Festivaleve e në mesin e tyre ishin:

-Tina Persson, Agim Spahiu, Migena Arllati, Stefan Albertsson, Ingeli Aalto, Flutura Maci, Avdyl Bucpapaj, Gabriela Muja, Mustafa Berisha, Fahredin Berisha, Selami Citaku, Nexhmie Hasani, Jana Witthed, Shtypshkronja Lenagraphic, Eva Ermenz, Razolia Aleksandrova, Ismet Krasniqi Lala, Hajdar Fejzullai, Gina Xhaferaj Kapaj dhe Kadri Tarelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat