Një konflikt fizik i dhunshëm ka ndodhur në Athinë mes pesë personave.
Mediat greke raportojnë se një çift shqiptarësh janë dhunuar nga tre persona.
Çifti u dërgua me autoambulancën në spitalin Thriasio.
Sipas informacioneve, çifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet vijojnë. Ndërkohë po punohet për gjetjen e tre personave që dhunuan çiftin.