Greqi, gjendet i vdekur në paraburgim 33-vjeçari shqiptar

Diaspora

Greqi, gjendet i vdekur në paraburgim 33-vjeçari shqiptar

Më: 18 prill 2025 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i vdekur në Komisariatin e Hanias mëngjesin e kësaj të premteje.

Lajmi është bërë publik nga mediat greke të cilat kanë shpërndarë komunikatën zyrtare të policisë.

“Në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Hania, një i burgosur i huaj, ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, ndërsa punonjësi i policisë i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Në të njëjtën kohë është njoftuar edhe autoambulanca. Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur, i burgosuri ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua të martën më 15 prill.

Identiteti i të riut shqiptar nuk është publikuar ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat