Humb jetën shqiptari në Itali! U përfshi në aksident teksa po i ikte policisë, pasi në mjet kishte 25 kg kokainë

Diaspora

Humb jetën shqiptari në Itali! U përfshi në aksident teksa po i ikte policisë, pasi në mjet kishte 25 kg kokainë

Më: 25 maj 2025 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, disa ditë pasi u përfshi në një aksident rrugor teksa po i ikte policisë me makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën Tre Cancelli në Milano kur një makinë policie pa dy makina që po kalonin me shpejtësi dhe i ndoqi ato.

Njëri, me të cilin po lëvizte një italian 26-vjeçar, u ndalua pak më vonë, ndërsa tjetri doli në një rrugë të pashtruar me asfalt dhe pak më vonë u përplas me një shtyllë telefoni, duke u përmbysur.

Shoferi, i cili ishte 38-vjeçari shqiptar vdiq nga lëndimet e shumta që mori përplasja. Një qese me 25 kilogramë kokainë iu gjet pranë në makinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat