Sherr për modelin? Shqiptari i ngul gërshërën berberit indian në Itali

Diaspora

Sherr për modelin? Shqiptari i ngul gërshërën berberit indian në Itali

Më: 26 maj 2025 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në një berberhane në lagjen Centocelle të Romës, ku një debat për motive të lehta ka përfunduar në tentativë vrasjeje. Një 29-vjeçar shqiptar ka plagosur rëndë me gërshërë në qafë një punonjës berberhaneje, 24-vjeç me origjinë indiane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Filippo Parlatore”, ku pas një konflikti verbal, autori, i cili ka precedent penal, ka rrëmbyer një palë gërshërë dhe ka qëlluar viktimën. I plagosuri u transportua në gjendje të rënduar në spitalin “Umberto I”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua nga vendngjarja në këmbë, por u identifikua përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive të pranishmëve. Ai u arrestua mëngjesin e ditës pas ngjarjes, në një park në zonën Tor Sapienza.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari ishte në kërkim për shkelje të masës së arrestit shtëpiak, të caktuar më parë për vepra të tilla si trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe rezistencë ndaj policisë , raportoi Sinjali. Ai ndodhet tashmë në burgun Rebibbia dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat