Kastrati në histori – Një fortesë e gjallë e shqiptarizmës ndër shekuj

Diaspora

Kastrati në histori – Një fortesë e gjallë e shqiptarizmës ndër shekuj

Nga: Beqir Sina Më: 8 qershor 2025 Në ora: 22:49
Prof. Gjon Frani Ivezaj

Fisi i Kastratit është një ndër fiset më të lashta dhe më të lavdishme të Malësisë së Madhe. Nëpër shekuj, burrat e këtij mali, që rriten me nder, besë dhe armë, i dhanë kombit shqiptar qindra trima, heronj dhe luftëtarë të pamposhtur, që u bënë simbol i qëndresës kundër perandorive të huaja. Kastrati nuk është thjesht një trevë gjeografike, por një emër që mbart gjakun e lirë të shqiptarit, një kështjellë e mbrojtjes së tokës, fesë dhe kulturen shqiptare.

Sipas studiuesve të shquar të Mesjetës si Karl Hopf, Jireček dhe më vonë Edith Durham, fisi i Kastratit përmendet që herët në dokumente venedike dhe osmane. Në një dokument të vitit 1416 nga Regjistri i Venecias për Shkodrën dhe rrethinat, përmendet një vendbanim me emrin Castrati, që përbëhej nga familje shqiptare autoktone. Po ashtu, Defteri Osman i vitit 1485 regjistron në sanxhakun e Shkodrës disa fshatra të banuara nga kastratas që mbanin emra shqiptarë dhe që njiheshin si të pathyeshëm në armatosje.

Emri “Kastrat” ka lidhje me termin latin castrum, që do të thotë fortesë, dhe kjo nuk është rastësi – ky mal ka qenë përherë fortesë e pamposhtur e rezistencës shqiptare.

Populli i Kastratit ka qenë i ndarë në vëllazëri të mëdha, me emra si Gegajt, Rrapajt, Hysenajt, Lushajt, të cilët jetonin sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, në harmoni fisnore dhe nën kuvendin e pleqve. Jeta malësore ishte e ashpër, por e drejtë, dhe nderi, fjala e dhënë dhe mikpritja ishin themeli i identitetit të kastratasve.

Kastrati ishte pjesëmarrës në të gjitha kryengritjet kundër Perandorisë Osmane. Gjatë shekujve XVI-XVII, malësorët u bashkuan në Bashkësinë  pese Bajrakëve (Hot, Grudë, Kelmend  Kastrat dhe Shkrel ) dhe zhvilluan beteja të përgjakshme për të ruajtur lirinë e besimit dhe tokës.

Në kryengritjen e vitit 1613, kastratasit u bashkuan në një aleancë të madhe të drejtuar nga prijësit lokalë dhe refuzuan taksat, haraçin dhe rekrutimet osmane. Sipas burimeve nga Relacione kishtare dhe raporte të priftërinjve françeskanë, luftëtarët e Kastratit u përballën me forca të mëdha osmane dhe mbetën të pathyeshëm.

Kryengritja e Malësisë (1911)

Në betejën e Deçiqit, trimat e Kastratit marshuan përkrah Dedë Gjo’ Lulit dhe bajraktarit te Grudes Dede Nikes ,dhe luftarve trima te Malesise sic ishte trimi i maleve kreshnike  Zef Prel Marashi Ivezaj i Peiqe te Grudes . Ku Malesoret trima  ngritën flamurin  kuqe e zi per te paren here ne istikamin e Deciqit  pas 500 vjeteve gjak e roberi . Trimat  e Kastratit që morënn pjesë në atë betejë mbetën në histori: Kolë Paloka, Mark Gjeta, Lulash Miri, Ded Nika, e shumë të tjerë, të cilët ishin pjesë e 1000 luftëtarëve të Malësisë që sfiduan me pushkë në dorë Perandorinë.

Kur qeveria shqiptare u përball me rrezikun e copëtimit të trojeve të veriut nga Mali i Zi dhe Serbia, burrat e Kastratit morën armët për të mbrojtur kufijtë etnikë dhe për të ndaluar kalimin e tokave shqiptare në duart e te huejve.

Në këtë periudhë të trazuar, burrat e Kastratit u rreshtuan në të gjitha frontet disa në luftën kundër fashistëve italianë, të tjerë kundër gjermanëve, ndërsa një pjesë u përndoq nga regjimi komunist për shkak të qëndrimeve të tyre kundër diktaturës.

Historia nuk njeh vetëm burrat. Në Kastrat, gruaja ishte shtylla e familjes dhe e kombit. Ato boartnin armë, ruanin shtëpinë, rrisnin fëmijët me ndjenjë kombëtare dhe përkrahnin luftëtarët në çdo betejë. Gojëdhënat përmendin emra si Tringa e Gjeloshit, që luftoi në veshje burrash kundër turkut, dhe Prenda Nika, që i dha bukë e armë luftëtarëve të maleve në vitin 1911

Në kohët më të errëta të pushtimit, kur turqit dogjën kisha dhe ndaluan liturgjinë shqipe, Kastrati nuk u nënshtrua. Priftërinj si At Marin Sirdani, një prej figurave më të ndritura të dijes shqiptare, punuan në shërbim të fesë dhe edukimit të popullit.

Në raportet e At Gjon Gazullit dhe Shtjefën Gjeçovit, përmenden shkollat e fshehta nëpër male, ku djemtë e Kastratit mësonin të shkruanin shqip, të këndonin ungjillin dhe të ruanin alfabetin e gjakut.

Sot, në çdo cep të Malësisë, në çdo familje të Kastratit, gjen ndonjë brez të një trimi, të një prijësi ose të një dëshmori. Në Lapidarin e Bajzës dhe përreth vendbanimeve të Kastratit ruhen kujtimet për të rënët në luftërat për liri. Kjo është një trashëgimi që nuk vdes, sepse mbështetet mbi gjakun, nderin dhe lavdinë.

Kastrati nuk është vetëm një trevë. Është një histori në vetvete, një epope shqiptare e gjallë, që meriton të shkruhet në çdo faqe të historisë kombëtare. Është një thirrje për brezat e rinj: të mos harrojnë, të mos heshtin, por të nderojnë dhe të mbajnë të gjallë frymën e burrave e grave që lanë emër ndër shekuj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat