Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada

Diaspora

Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 22:57
E ndjera me dajlin dhe burrin e saj

34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani do të varrosen në varrezat e qytetit Laval të Kanadasë, më 15 qershor.

Bota sot ka raportuar se ata vdiqën sot, ku fëmija kishte rëndë në një pishinë, e më pas e ndjera kishte tentuar ta shpëtonte të birin e saj.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar se ceremonia e lutjeve dhe nderimit do të mbahet të shtunën, në xhaminë  e quajtur “Balkan Muslim Community”, në ora 13:00.

E pas kësaj, do të mbahet edhe varrimi në varrezat e Laval.

Kurse, e pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

E njëjta shoqatë ka shprehur ngushëllime për të dyja viktimat, duke thënë: “Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Morina në këtë moment të vështirë për familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë!”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat