Projekti i monumentit të Skënderbeut në Ulqin është i shëmtuar dhe i papranueshëm

Diaspora

Projekti i monumentit të Skënderbeut në Ulqin është i shëmtuar dhe i papranueshëm

Nga: Gjek Gjonlekaj / New York Më: 4 korrik 2025 Në ora: 23:19
Gjek Gjonlekaj / New York

Kohët e fundit po bisedohet shumë për monumentin e Gjergj Kastriot Skenderbeut në Ulqin. Qytet historik ka një të kaluar të pasur. Ky qytet ilir është thmeluar tre mijë vjet më parë dhe për këtë ka një histori të shkëlqyeshme. Kombi shqiptar është kryelartë për të kaluarën e këtij qyteti antik parakristian.

Kohë më parë ka filluar fushata për ngritjen e një  përmendoreje të heroit tonë kombëtar.

Projekti që është bërë publik në  rrjetet sociale është i shëmtuar dhe i papranueshëm për botën shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Ai vizatim(maket) nuk është aspak dinjitoz për këtë qytet të famshëm iliro-arbërorë. Ai vizatim nuk përfaqëson asnjë karakteristikë të Skenderbeut:Kryqtar fundit i Evropës, siç e cilëson historiani Virgjil Kule meriton më shumë se atë projekt qesharak i cili në përmbajtjen e tij nuk ka asnje element historik, kulturor ose artistik.

Historianët shqiptarë dhe të huaj thonë  se Ulqini ishte porti i dytë më i rëndësishëm për udhëtimet e tij në qytetet e Mesdheut. Siç tregojnë historianet ai nisej nga porti i Durrësit drejtë Ulqinit e deri në Raguzë (Dubrovnik) duke vazhduar udhën detare për Napoli Romë e Venedik.Biografët e tij thonë se Kastrioti qëndronte më shumë në Ulqin se kudo tjetër për gëzime familjare.

Kalaja e Ulqinit e bënte të djehej mirë në këtë qytet historik dhe turistik. Skenderbeu e nderonte edhe më shumë për faktin se banorët e ketij qyteti të lashtë ishin iliro-arbërorë. Njerëzi me pikëpamje liberale kanë ide te mbrapshta për personalitete të rëndësishme të historisë.Kjo po ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara ku janë hequr ose mbuluar përmendoret e personale të atyre që fituan pavarësinë e ketij vendi. Për amerikanët serioz kjo do të thotë shkatrrimi i historisë kombëtare. Kryeqyteti amerikan Washingtoni  ishte shumë tërheqës për turistët vendas dhe të huaj për faktin se atje ishin vendosur permendore historike siç ishte për shëmbull Thomas Jeffersoni, Wilsoni, Theodor Roosvelti e shumë të tjerë.

Nese ndodhë kjo do të ishte si një lojë qesharake fëmijësh. Nëqoftëse ndodhë një gjë e tillë përgjegjësinë kryesore për këtë do ta mban kryetari i kësaj komune Genci  Nimanbegu, që mbiemëri i tij tingëllon shumë afër atij të Skenderbeut. Gjatë një takimi në New York ia kam thënë këtë në formë komplimenti. Ky personalitet i shquar politikë deri sot ka bërë vepra shumë të mira dhe kombëtare për shqiptarët në Mal  të ZI dhe për këtë është shumë i nderuar në diasporë.S'ka asnjë dyshim se ata që ia kanë dhënë emerin Genc kanë qënë atdhetarë të vërtetë. 

Nga vjen ky deformin i ketij  titaniku të historisë evropine? Kush janë ata "skulptorë" që e bënë atë skicë?Pse nuk i kishin para sysh monumentet e Skenderbeut në  Krujë në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Malësi, Romë  dhe New York e Michigan.Të gjitha këto janë bërë nga skulptorë të njohur duke filluar nga Odise Paskali dhe disa të tjerë. Nëse Skenderbeu qëndron mbi kal me shpatë në dorë në Romë, pse të mos qëndrojë i till në qytetin legjendarë të Arbërisë?!

Nëse kjo ndodhë për të kursyer fonde është edhe më keq, ngase bota shqipëtare në përgjithësi dhe diaspora në veçanti janë gati të financojnë një permendore ashtu  siç janë ngritur në qytetet e lartëpermendura.Në bisedë e sipër me disa kryetarë shoqatash shqiptaro-amerikane të gjithë ishin për një monument siç është bje fjala në Krujë ose në New York. Atje afër kalas  përball detit do të qëndronte  mbi kal dhe me shpatë në dorë do të qëndronte kryelartë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.    

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat