Ngjarje tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshime se u rrah për vdekje nga…

Diaspora

Ngjarje tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshime se u rrah për vdekje nga…

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 20:47
Pamje nga provinca e Ankonës në Itali, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë

Gjendet e vdekur në banesë një  grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.  Viktima jetonte në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim. 

Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm. 

Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia. 

Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe me shenja të dukshme dhune brutale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat