Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Itali.
Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me 360 gramë hashash në shtëpinë e tij.
Mëngjesin e 4 dhjetorit, oficerët e karabinierëve nga stacioni i Castenedolo-s, kontrolluan disa zona të qytetit si pjesë e një operacioni të synuar për të luftuar trafikun e drogës.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimit, një 20-vjeçari shqiptar u ndalua dhe iu gjetën në posedim afërsisht 360 gramë hashash, të fshehur në shtëpinë e tij.
I riu, pa precedentë penalë, u vu në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para një gjyqtari për një seancë dëgjimore të shkurtër të planifikuar për sot, të premten, më 5 dhjetor.