Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Diaspora

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një shofer shqiptar ka pranuar se shkaktoi vdekjen e një dentisti të pensionuar 89-vjeçar në një aksident që tronditi komunitetin e Gillinghamit, Kent. Viktima, Thomas Wallace, u godit nga një Mercedes gri estate rreth orës 12:00 më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Trupi i tij u gjet pothuajse një milje larg vendit ku u godit, në Grange Road, Medway.

Shoferi shqiptar, 29-vjeçari A.M. nga Edgware, Londër, së bashku me pasagjerin e tij po shqiptar, E.P., 29 vjeç nga Chatham, Kent, braktisën makinën dhe më pas hodhën telefonat, rrobat dhe targat e automjetit. Të dy shqiptarët u paraqitën në Maidstone Crown Court për të dhënë versionet e tyre. A.M. mohoi se kishte shkaktuar vdekjen nga drejtimi i mjetit në mënyrë të rrezikshme, por pranoi një akuzë më të butë, për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm.

Si A.M. ashtu edhe E.P. pranuan gjithashtu se kishin vepruar me qëllim që mos zbulohej ngjarja, menjëherë pas aksidentit. Të dy u vendosën në paraburgim. Gjyqtari Julian Smith e përshkroi ngjarjen si me rrethana të jashtëzakonshme, duke theksuar se makina kishte vazhduar të lëvizë me Wallace-n mbi makinë për pothuajse një kilometër, para se ai të binte në rrugë.

A.M. do të përballet në gjyq për akuzën “shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm” më 13 korrik. Ai po ashtu akuzohet për drejtim pa sigurim, drejtim në kundërshtim me lejen, mosndalim pas aksidenti dhe mosraportim të aksidentit.

Të dy shqiptarët kanë status imigrant të papërcaktuar. E.P. është deportuar më parë nga Britania e Madhe dhe po priste vendimin e Home Office, ndërsa A.M. ka status imigrant i refuzuar.

Familja e Wallace-s, disa prej të cilëve ishin në sallën e gjyqit, lëshoi një deklaratë përmes policisë duke theksuar se ai ishte bërë së fundmi stërgjysh. “Ai ishte një anëtar i respektuar dhe i dashur i komunitetit dhe meritonte një fund më të mirë të jetës së tij sesa ky”, thanë ata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat