Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nea Peramos, dy ditë më parë, pasi u zbulua trupi i pajetë i një biznesmeni 27-vjeçar në një përrua pranë Manastirit të Trinisë së Shenjtë. Viktima ishte raportuar i zhdukur pasi ishte rrëmbyer jashtë banesës së tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autorët e kanë çuar të riun në një vend të izoluar, ku e kanë ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Më pas, ata dyshohet se janë përpjekur t’i vënë flakën trupit për të zhdukur gjurmët e krimit, por pa sukses.
Por sipas mediave greke, porositësi thuhet se ka qenë i pranishëm në torturë dhe ekzekutim dhe besohet të jetë një shtetas shqiptar.
Manolis V. ishte i njohur për autoritetet, jo për të kaluarën e tij kriminale, por për rrethin e kontakteve të tij. Departamenti i Vrasjeve ka vënë nën mikroskop marrëdhëniet e tij me një shtetas shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident trafiku.
Oficerët e policisë flasin për një zinxhir ngjarjesh domino, ku duket se kryqëzohen mosmarrëveshjet personale, kontaktet me rrezik të lartë dhe faturat e papaguara.
Hetimi është në kulmin e tij, me autoritetet që po përpiqen të hartojnë rrjetin e marrëdhënieve që rrethojnë viktimën.