Detaje të reja nga tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Zbulohet identiteti i tyre

Diaspora

Detaje të reja nga tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Zbulohet identiteti i tyre

Më: 5 shkurt 2026 Në ora: 08:13 Përditësuar në ora: 10:04 më 05.02.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e katër anëtarëve të familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Porcari, një komunë në provincën e Luccës, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën nga një rrjedhje monoksidi karboni.

Sipas hetimeve të para, rrjedhja ka ndodhur për shkak të një kaldaje me defekt në shtëpinë e familjes, në Via Galgani.

Corriere della Sera ka zbuluar identitetet e viktimave: Arti Kola, 48 vjeç, kryefamiljari; Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; Hajdar Kola, djali 22-vjeçar, dhe Xhesika Kola, vajza 15-vjeçare.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua në gjendje kritike. Ai kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk po i përgjigjej telefonatave dhe kishte ngritur alarmin.

Pas mbërritjes në shtëpinë e trekatëshe, ai dhe karabinierët trokitën disa herë në derë, por nuk morën përgjigje. Ata e hapën derën me forcë dhe, sapo hynë, u përballën me një skenë dramatike: katër trupa të pajetë të shtrirë përtokë.

Detaje të reja nga tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Katër anëtarët ishin ulur të hanin darkën, zbulohet çfarë e shkaktoi rrjedhjen e gazit

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Porcari, një komunë në provincën e Luccës, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën nga një rrjedhje monoksidi karboni.

Duket se shkaku ka qenë një kaldajë me problem në shtëpinë e tyre, i cili shkaktoi helmin me monoksid karboni.

Viktimat janë katër persona me origjinë shqiptare: një baba 48-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç.

Një person tjetër, vëllai i kryefamiljarit, u shpëtua në gjendje kritike pas njoftimit të vonuar dhe u dërgua menjëherë në spital. Ky i fundit kishte arritur në vendngjarje pasi familja nuk kishte përgjigjur në telefonat, duke ngritur dyshime për diçka të pazakontë.

Tragjedia ndodhi rreth kohës së darkës, kur vëllai i kryefamiljarit, i shqetësuar për mungesën e përgjigjes, dha alarmin dhe njoftoi karabinierët.

Pasi arritën në shtëpinë trekatëshe, karabinierët dhe burri trokitën disa herë në derë, por nuk morën përgjigje. Ata hapën derën me forcë dhe kur hynë brenda, përballë tyre ishte një skenë dramatike: katër trupa të pajetë në dysheme.

Dy oficerë të karabinierëve që morën pjesë në shpëtim, përjetuan simptoma të dehjes së lehtë nga monoksidi karboni, por fatmirësisht nuk janë në gjendje kërcënuese për jetën. Ata morën ndihmën e parë dhe u transportuan në spital.

Hetuesit ende po punojnë për të zbardhur shkaqet e plotë të ngjarjes, por dyshimet më të mëdha janë për një defekt në kaldajën, i cili mund të ketë shkaktuar rrjedhjen e monoksid karboni në shtëpi.

Tragjike: Katër anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni

Katër anëtarë të një familje, të dyshuar si shqiptarë, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga helmimi i shkaktuar nga një shpërthim i monoksidit të karbonit.

Sipas raportimeve të Tgcom24. po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa emrat e viktimave nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Alarmi u dha nga një i afërm i familjes, kur ai nuk mundi të kontaktonte asnjë prej anëtarëve.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike.

Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

“Familja e viktimave dyshohet të jetë me origjinë të huaj, me shumë mundësi nga Shqipëria”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat