Publiku gjerman dhe të huajt - Bota Sot
Publiku gjerman dhe të huajt

Diaspora

Publiku gjerman dhe të huajt

Nga: Miradije Gashi Më: 6 tetor 2013 Në ora: 10:27

Shoqata “Pavarësia” me një kryesi të sinqertë dhe punëtore ka bërë që Ansambli Pavarësia të jetë e ftuar në shumë takime, të cilat organizohen nga pala gjermane dhe të shoqatave të huaja që veprojnë në Shtutgart me rrethinë, ku isha protagoniste e shumë takimeve.
Për një ndër takimet e fundit i drejtohemi kryetarit të Shoqatës Pavarësia z. Baki Mustafes dhe i lutem për një informim për punën që bën Shoqata “Pavarësia”, edhe pse në një far mënyre ngurron, sepse siç thotë edhe vet z. Miradie ne duhet të punojmë shumë dhe të flasim pak, por me insistimin tim ai vendosë të prononcohet dhe sado pak të jep një pasqyrë reale për shoqatën Pavarësia dhe Ansamblin e sajë. Shoqata Pavarësia është një Shoqatë e re, e cila vepron dhe punon në Shtutgart, mirëpo me një punë të zellshme të kryesisë së sajë dhe me ndihmën e Familjarëve kemi arritur që të kemi shumë miq si ata gjermanë, po dhe të huaj, me sinqeritetin tonë në punë dhe me një kooperim të mirë me palën gjermane kemi arritur që të marrim dy salla, një gratis dhe një me një pagesë minimale për nevojat e Shoqatës “Pavarësia”, sa për informim sallat gjenden një në Stuttgart-Sud adresa Gebruder Schmit 70199 Stutgart, kurse tjetra në Tv. Cannstatt 1846 e.v 70376 Stuttgart, kemi tre koreografë, të cilët punojnë me të rinjtë tanë, kurse ushtrimet mbahen dy herë në javë çdo të diele duke filluar nga ora 12.00, dhe çdo të hëne nga ora 17.00. Pavarësia ka edhe grupin e rapsodëve, kurse jemi në formim e sipër edhe të klubit futbollistik “Pavarësia”. Nga Janari i vitit 2012 Shoqata Pavarësia është edhe anëtare e Forumit të Qendrave Kulturore për BË, “bëhet fjalë për Forumin e Qendrave kulturore Gjermane dhe të huaja”, ku kemi një bashkëpunim të sinqertë nëpërmes këtij Forumi shumë anëtarë të shoqatës, sidomos nga grupi i të rinjve kanë prezantuar nëpër seminare të ndryshme. Shoqata Pavarësia këtë vit është ftuar nga grupe të ndryshme për të promovuar programin e sajë. Po i përmendi disa prej tyre pasi që lista është e madhe. Me 20 prill ishim të ftuar nga Konsullata turke në Lider halle Stuttgart, 16 qershor në Fellbach të ftuar nga kryetar i komunës Christoph Palm, 22 qershorë Stuttgart Ost Shoqata Turke Osvatan, 21 shtator nga Karitas Stuttgart Nord, dhe me 27 shtatorë nga asyl BW pa i numëruar edhe shumë takime me bashkatdhetarët dhe shoqatat si motra shqiptare. Nga çdo takim që kemi pasur, kemi lidhur miqësi të reja dhe plane se si të kooperojmë sa ma mirë, Shumë Shoqata të lartë cekura në të ardhmen takimet nuk mundë ti paramendojnë pa prezencën e Shoqatës Pavarësia, i gjithë ky sukses i dedikohet anëtarëve të kësaj Shoqate, sidomos Valltareve të Ansamblit “Pavarësia” dhe të kryesisë së sajë, dhe ata të cilët themeluan shoqatën Pavarësia, mos ti anashkalojmë dhe ti cekim edhe disa emra të cilët kontribuuan në themelimin e saj, si Fahredin Shala, Sami Osmani, Hetem Llapatinca, Shaban Qelaj, Zekë Muriqi, Baki Mustafa dhe shumë të tjerë që kanë marrë pjesë në kuvendin e sajë themeltarë, po flas për ata që themeluan dhe ruajtën shoqatën Pavarësia nga elementet negative. Nga 20 prilli, Shoqata Pavarësia është me kryesi të re. Ata janë Baki Mustafa kryetar, Xhevdet Syla nënkryetar, Bafti Shala Sekretar, Beqir Sopi arkëtarë, anëtarë të kryesisë, Shaban Qelaj, Selajdin Shala, Halil Berisha, Hedie Shala, Blerim Aliu, Durak Gashi dhe Gazmend Veselaj, kurse për kontributin e madh dhënë pranë Shoqatës Pavarësia Fahredin Shala është Shpallur anëtarë nderi i Shoqatës, kurse me pëlqimin e kryesisë së Shoqatës Miradie Gashi është caktuar zëdhënëse e Shoqatës Pavarësia.


Pamje nga festa Stuttgart-Nord


Valltaret e Shoqatës “Pavarësia”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat